Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm, nisin hetimet për tragjedinë në Lushnje

Share

Komisariati i Lushnjes, vijon hetimet intensive në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një biznes privat u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të bombulës së oskigjenit, me pasojë vdekjen dy prsonave, Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, në mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela.

Sipas burimeve, deri në këto momente po hetohet për tre vepra penale, shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti ka dalë nga konturat e lejes, si dhe shkatërrim pronë nga pakujdesia.

Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht, pasi vijojnë hetimet.

Nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Çela atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, 1 Mars. Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, humbën jetën pas plagëve të marra.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button