Aktualitet dhe Lajme

Meta: Mbështetja për pensionistët dhe invalidët, do të jetë prioritet kryesor i PL-së

Share

Përmes një reagimi në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se mbështetja për pensionistët dhe invalidët, do të jetë prioritet kryesor i forcës politike që ai drejton.

Meta ka nisur një tur takimesh nga fshati Kozare në Kuçovë, ku ka deklaruar se shumë shpejt do të depozitojnë në Kuvend nismat ligjore.

Ndërkohë kreu i PL-së ka zhvilluar edhe një takim me gra dhe vajza të Kuçovës, ku shprehet se “programi i Partisë së Lirisë ka fuqizimin e tyre prioritet kyç”.

“I falenderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që dhanë për fitoren e grabitur të Lefter Maliqit si Kryebashkiak. Dita e përurimit të tij si Kryebashkiaku i Kuçovës nuk është e largët”, shkruan Meta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button