Aktualitet dhe Lajme

Zogaj kundër tezës së familjes Berisha: Jo qeveri teknike, por qeveri e zgjedhjeve për t’u marrë vetëm me…

Share

Sali Berisha dhe e bija, Argita Malltezi, kanë nisur të kërkojnë publikisht qeveri teknike.

Analisti Preç Zogaj, i cili aderon pranë Bashës, u shpreh këtë të enjte se opozita kërkon një qeveri të zgjedhjeve ashtu siç e ka dhe Maqedonia.

Gjithashtu Zogaj u shpreh se vendi ynë nuk ka një të tillë për shkak të problematikave që shpesh ka prodhuar Shqipëria nga njëra zgjedhje në tjetrën të cilat janë të reflektuara qartë në raportet e OSBE ODIR.

Opozita kërkon dhe duhet të kërkoj që mundësisht të ketë një qeveri të zgjedhjeve, jo qeveri teknike. Edhe ndërkombëtarët mund të shtyjnë drejt një qeverie të zgjedhjeve.  Qeveria e zgjedhjeve kujdeset vetëm për zgjedhjet siç e ka Maqedonia por e ka në Kushtetutë.  Ajo është qeveri e zgjedhjeve nuk quhet qeveri teknike por është e përhershme.  Ne nuk e kemi po për shkak të konfliktit, për shkak të problematikeve që ka prodhuar Shqipëria nga zgjedhje në zgjedhje janë të pasqyruara shumë qartë dhe me hollësi në raportet e OSBE ODIR për shkak të konflikteve që nganjëherë është korniza e atij që duhet  një ishte një lloj uniteti”, tha Zogaj.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button