Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e brendshme në PS, nesër mblidhet Asambleja Kombëtare

Share

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e së martës Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit socialiste Edi Rama dhe do të pasojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Bledi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.

Asambleja Kombëtare, e cila do të zhvillohet online, do të vendosë thirrjen e Kongresit zgjedhor të socialistëve.

Në kongresin që pritet të zhvillohet në muajin korrik, do të votohet për anëtarët e Asamblesë së ardhshme Kombëtare socialiste, nga e cila më pas përmes votes, do të dalë kryesia e re e PS.

Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button