Aktualitet dhe Lajme

Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, Fatmir Tarellari del sot para gjykatës, zbardhet një tjetër dëshmi e shqiptarit

Share

Ditën e sotme, 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, do të dalë para gjykatës, ku do të kërkojë edhe falje.

Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij thotë se ai nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por donte që ai të rrëfente ngjarjen.

Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, mësohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia, kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Volos.

Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.

50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button