Aktualitet dhe Lajme

“Vrasësit e kohëve moderne kanë armë tastierën”, Arbana Osmani shpërthen pas vetëvrasjes së nënës së 4 fëmijëve, ka një kërkesë për Edi Ramën

Share

Reagime të shumta kanë ardhur nga opinioni publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës pas bullizimit në rrjetin social “TikTok”.

Mes tyre ka reaguar ashpër edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka cilësuar “tastierat” si “armët e vrasësve të kohëve moderne”.

Sakaq, ajo ka kërkuar mbylljen e rrjetit “TikTok” nga kryeministri i vendit Edi Rama.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button