Aktualitet dhe Lajme

Vogëlushi që mposhti autizmin përmes talentit në piano, si u zbuluan aftësitë e tij dhe ecuria përgjatë 4 viteve

Share

Urani vogëlushi 9 vjeçar e ka sfiduar spektrin e autizmit përmes pianos.

Talenti i Uranit u vu re nga mësuesja e tij Aida Gjikolli që në moshën 5-vjeçare.

Tashmë prej 4 vitesh ai ushtron instrumentin e pianos, ku ka fituar çmime të shumta në konkurse të ndryshme për fëmijë.

Të ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ata japin më shumë detaje nga ky rrugëtim, sa i vështirë, aq edhe i bukur.

“Dëshira më lindi që kur isha me spektrin e autizmit. Piano më pëlqente vetë”, tha Uran Hamiti.

Ndërsa mësuesja e tij Aida Gjikolli tha: “Urani ka qenë 5 vjeç kur jemi takuar në një koncert dhe e pash që vrapoi në piano. E pash që kishte dëshirën dhe ramë në kontakt me nënën e tij. Urani e ka dëshirën e madhe për piano dhe kjo e bën edhe punën tonë më të lehtë”.

Mësuesja tha se ana psikologjike është më e vështirë, pasi fëmijë të ndryshëm kanë karaktere të ndryshme.

“Psikologjia është ana më e fortë, sepse çdo fëmijë ka karakterin e vet. Deri më tani me Uranin kemi shkuar shumë mirë”, tha Aida Gjikolli.

Urani praktikohet me kurs 2 herë në javë, ndërsa ka thënë se ai ka një piano në shtëpi, me të cilën ushtrohet 5-6 orë në ditë. Ai ka edhe një pasion për futbollin, ndonëse vetë nuk e ka praktikuar këtë lloj sporti.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button