Vjehrra e shqiptares shtatzënë i kërkon të birit të rrëfejë krimin: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?
Nëna e partnerit të Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, i kërkon djalit të rrëfejë nëse e ka bërë.
Partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e saj brutale, është në paraburgim në pritje të deklarimit të tij dhe i vetmi person që ka kërkuar të shohë është nëna e tij, sipas Star.
“Të rrëfejë! Nëse e ka bërë le të rrëfejë… Të gjitha provat të çojnë atje…” thotë nëna e 39-vjeçarit dhe shton: “Një falje e madhe, e cila nuk mund t’i kërkohet në këtë moment, asaj nëne dhe vajzës 13-vjeçare që e la jetim pa nënë dhe nënën pa femijë…nuk arrij ta kuptoj, nuk mundem…Të qenit nënë… as nuk e di nese ka ngushëllim. As unë nuk jam në formë të mirë. Të lindësh një përbindësh? Nuk ka asnjë justifikim për këtë.”