Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / Videoja që po bën xhiron e rrjetit, mamaja e Bellinghamit i kërkon atij t’i bëjë foto me Mourinhon

Share

Jude Bellinghami fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.

Pas fitores 2-0 në finale kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmundit, lojtari anglez është takuar edhe me personalitetet me emër të futbollit që ishin të pranishëm në stadium.

Në rolin e analistit ishte edhe Jose Mourinho, i cili përgëzoi Bellinghamin për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Pranë 20-vjeçarit ishte edhe nëna e tij, e cila i ka kërkuar t’i shkrepte një fotografi me Jose Mourinhon.

Bellinghami ia ka plotësuar kërkesën mamasë së tij, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button