Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / U shua në lule të rinisë, dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarit në Greqi

Share

Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar pak pas mesnate sot.

I riu fatkeq ishte duke udhëtuar me motor, kur për rrethana ende të paditura është përplasur me një makinë, e për rrjedhojë humbi jetën.

Në videon e publikuar nga protothema.gr, shihet momenti kur motori rrëzohet dhe përplaset në trotuar.

22-vjeçari i identifikuar me emrin Agelos nuk kishte veshur kokore në momentin e aksidentit. Në video ai duket që e mban kokoren në dorë. Grupi hetimor po heton rrethanat e aksidentit.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button