Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Tmerr! U hodh nga kati i 29, nuk i’u hap parashuta dhe humb jetën

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne Tajlandë ku një britanik ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap pas hedhjes.

Nathy Odinson nga Cambridgeshire u ngjit në majë të ndërtesës në Pattaya për t’u hedhur me parashutë por gjërat nuk shkuan si herët e tjera pasi parashuta nuk u hap pasi ai u hodh.

Pamjet e ndara nga mediat e huaja tregojnë 33-vjeçarin i cili numëron mbrapsht dhe më pas i thotë shokut të tij se do të shihen duke u hedhur menjëhere, raporton Daily Mail.

Mësohet se ai pasi nuk i është haput parashuta ka rënë në një pemë përpara se të përplasej në asfalt. Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se kishte dëgjuar zhurmën e pemës dhe mendonte se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë.

Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30. Roja i sigurisë shtoi se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3110221.html




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button