Aktualitet dhe Lajme

Video/ Sylvinho rigjen pesë lojtarët që munguan kundër Lihtenshtejnit: asnjë problem për grupin

Share

Pesë lojtarët e kombëtares që u lanë pushim për ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtejnit janë kthyer plotësisht në dispozicion të teknikut Sylvinho. Kështu, në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit, janë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike, ndërsa Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri. Dy ditë përpara miqësores së fundit të qershorit, e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka marrë ngarkesën e duhur në stërvitore, pa asnjë problem.

Lexo më tejLihtenshtejni nuk goditi kurrë në portë, Asllani tregon përse shërbente miqësorja: “Na duhej benzinë”

Kombëtarja vijon në këtë mënyrë me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00, duke mbyllur kështu grumbullimin e austriak. Të nesërmen, pasi të ketë rënë një nga emrat e listës me 27 futbollistë, kuqezinjtë do të fluturojnë për në Gjermani.

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button