fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Video/ Palestër e fushë, Sylvinho kërkon rritje fizike: 4 ditë nga debutimi, situata te kuqezinjtë

Share

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në kampin bazë në Kaiserau. Skuadra e brazilianit Sylvinho ka punuar për më shumë se një e orë e 30 minuta mes palestrës dhe fushës, me grupin që ka punuar i plotë dhe deri tani nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Tekniku Sylvinho i ka kushtuar vëmendje taktikave që do të përdorë kundër Italisë në ndeshjen e parë të kampionatit Europian. Pas minutave të para të hapura, braziliani ka punuar me dyer të mbyllura, duke nisur punën për të ndërtuar strategjinë në tentativë për të befasuar kampionët e Europës në fuqi. Me një ndërthurje pune për rritjen fizike, për ti dhënë formën e duhur edhe atyre lojtarëve që nuk janë në maksimum dhe skemave të lojës, Sylvinho mund ti gëzohet edhe faktit që grupi ka përmbushur punën pa asnjë dëmtim apo shqetësim muskular.

Lexo më tejAjeti ndez alarmin para Italisë: “Kujdes nga Scamacca”

Për brazilianin Sylvinho është shumë e rëndësishme të shkojë në ndeshjen e parë pa asnjë problem me lojtarët, për të bërë zgjedhjet e tij i pakondicionuar. Natyrisht kjo vlen për të gjithë kundërshtarët e grupit, por sidomos për Shqipërinë, duke patur parasysh që nuk ka luksin e grupeve që ka në dispozicion De La Fuente, Spalleti apo Dalic. Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Europian ndaj Italisë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

PROGRAMI PËR NESËR

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ditën e nesërme (e mërkurë) Kombëtarja do të zhvillojë një seancë stërvitore, që do të nisë në ora 12:00 dhe do të jetë e hapur për mediat 15 minutat e para.





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button