VIDEO/Një doktor me nënë spanjolle në diktaturë që e veshi bluzën e bardhë në Maqellarë, rrëfimi ndryshe Kita Sallabandës
Neuro-kirurgu shqiptar Kita Sallabanda, i cili prej vitesh është zhvendosur në Madrid u shfaq në një intervistë ndryshe mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Drejt” në “Ora News”
Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit Luan Rama Sallabanda rrëfeu detaje për fëmijërinë e tij, familjen dhe karrierën.
Sallabanda është një mjek, që e ka filluar rrugëtimin e tij në Peshkopi si mjek në Maqellarë e më pas luftoi përmes provimeve që jepeshin në atë kohë për t’u futur në repartin e Neuro-Kirurgjisë në spitalin e Tiranës.
“Më pas vajta në Spanjë për specializim, pasi nënën e time e kam spanjolle, fakt që edhe e kam vuajtur, por edhe kam përfituar më pas.
Në vitin 1993 kur unë mbarova specializimin në Spanjë, më vjen profesor Petrela dhe më takon atje dhe më thotë ne kemi nevojë për mjekë në Shqipëri dhe se Shqipëria po zhvillohet.
Unë erdha, deri në vitin 2000, ku unë isha edhe Konsull dhe pastaj u zhvendosa në Spanjë dhe që atëherë jam edhe atje edhe këtu. Kur u futa në Fakultetit e Mjekësisë e ndjeva që kjo ishte pasion dhe jo punë.
Vajzës time i thashë që mos shko në Mjekësi dhe i thashë që të ndiqte një shkollë për shenca politike, por jo më tha: Unë dua të bëhem mjeke.
Dhe ashtu si unë që u bëra mjek përkundër dëshirës së babait për të qenë matematicien, ashtu edhe ime bijë u bë mjeke përkundër dëshirës së babait të saj”, rrëfeu ndër të tjera mjeku Kita Sallabanda.
Huazuar nga StartNews.