Aktualitet dhe Lajme

VIDEO / Një autogol i pabesueshëm u shënua në sekondën e 14-të të lojës, bashkëlojtarët mbeten të shtangur

Share

Në ndeshjen miqësore mes Letonisë dhe Lihtenshtajnit, e cila u luajt të martën mbrëma në Qipro me përfundoi baras 1-1, u shënua një autogol i pabesueshëm në sekondën e 14-të të ndeshjes.

Menjëherë pas fillimit, Marcis Oss, mbrojtësi letonez, dërgoi topin në rrjetën e tij për habinë e bashkëlojtarëve.

32-vjeçari me eksperiencë donte t’ia pasonte topin portierit të tij Pavel Steinbors, por ai e gaboi pasimin drejt bashkëlojtarit të tij që priste një kthim topi në zonë.

I zënë ngushtë nga autogoli i pazakontë, mbrojtësi i pafat vendosi duart mbi kokë teksa lojtarët e Lihtenshtajnit festonin epërsinë e tyre.

Megjithatë, Letonia arriti të barazojë në minutën e 11-të falë Raimonds Krolis dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti 1-1. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button