Aktualitet dhe Lajme
VIDEO / Enis Bardhi realizon gol në fitoren e Trabzonsporit në Turqi
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/04/IMG_5238-780x439-1.jpeg)
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka gjetur rrjetën në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në xhiron e 34-t të Superligës së Turqisë.
Futbollisti shqiptar barazoi rezultatin përkohësisht në 2:2, duke shënuar gol në minutën e 65-të.
Ndërkohë tre golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuachu.
Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli katërt që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë.
Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të tubuara.