Aktualitet dhe Lajme

Vetëdorëzohet pas dy ditësh kërkime autori që vrau policin në Fier, Azgan Mërnica

Share

Dy ditë pas vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, në orët e vona të kësaj të mërkure (15 maj) është dorëzuar në polici, autori i krimit, shtetasi Azgan Mërnica.

Cenalia, efektiv i forcave “Shqiponja”, u vra mesditën e të hënës në fshatin Baltëz të Fierit nga 23-vjeçari Mërnica.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit.

Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button