Aktualitet dhe Lajme
Vendimi i Apelit/Basha: Po konsiderojmë rekursin, strukturat janë në një mendje
Pas përfundimit të mbledhjes edhe me Kolegjin, Lulzim Basha tha se po konsiderojnë që të bëjnë rekurs pasi sipas tij është vendim i padrejtë.
“Një gjë po u them, partneriteti ynë është me qytetarët. Është standard, jo retorikë. Në takime tona, ka një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së tyre.
Nuk i trembem asgjëje fiktive, logo vula dhe as karrigia nuk të bëjnë demokrat më të mirë. Të bën përballja me korrupsionin, me keqqeverisjes.
Po konsiderojmë rekursin, ka një vendim juridik që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar. Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Strukturat janë në një mendje, për Shqipërinë më të mirë dhe jo për orekse personale”, tha ai.
Huazuar nga Javanews.al