fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Basha nuk vendos për të ardhmen: Ka marrëveshje Rama-Berisha

Share

Lulzim Basha mblodhi të vetët pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën Sali Berishës, por nuk mori një vendim për të ardhmen e tij. Para mediave ai akuzoi për një bashkëpunim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës me qëllim sipas tij për të mbajtur në pushtet këtë të fundit.

“Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje.

Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra.

Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish sesi ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën” – tha Basha. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Andi Bushati: Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Analiza e Lubonjës/ Hipotezat pse vula e PD shkoi tek Berisha



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button