Aktualitet dhe Lajme

Ulsi Manja ironizon Bashën: I paske thënë lamtumirë edhe zanatit të juristit

Share

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në Kuvend lidhur me amnistinë penale, e cila pritet të miratohet ne Parlament.

Lulzim Basha, në fjalën e tij tha se nga Amnistia Penale do të përfitojnë zyrtarë të dënuar për korrupsion. Ai kërkoi që të ketë transparencë, pasi duhet t’i jepet mundësia qytetarëve të njihen me projektligjin.

Lidhur me fjalimin e Bashës, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ironizoi Bashën, duke thënë se “ i ka thënë lamtumirë edhe zanatit të juristit”.

Me ketë që sapo tha Basha i paska thënë lamtumirë edhe zanatit të juristit. Ky mirë që se ka lexuar ligjin, por edhe kur e lexon se lexon së prapi. Mos e merrni seriozisht. Kur të vijë debati për ligjin e amnistisë secili nga kolegët duhet ta ketë mundësinë të njihet me amnistinë. Të dalësh këtu e të thuash përfitojnë të dënuarit e korruptuar nga GJKKO, kur është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Duhet të jemi pak seriozë, ka një limit”,tha Manja.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button