Aktualitet dhe Lajme

Ukraina godet rezervuarin e naftës në Luhansk, një person i vdekur

Share

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ushtria ukrainase nisi një sulm të premten vonë mbrëma që i vuri zjarrin një rezervuari nafte në provincën ukrainase të Luhansk, të kontrolluar nga Rusia.

Guvernatori i rajonit i emëruar nga Moska tha se një person u vra dhe gjashtë u plagosën pas sulmit ukrainas.

Në rrjetet sociale u publikuan pamjet që tregojnë një zjarr të madh.

Javët e fundit, Ukraina ka ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj objekteve të përpunimit ose ruajtjes së naftës, shumë prej të cilave ndodhen dhjetëra apo edhe qindra kilometra larg kufirit të Rusisë me Ukrainën.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button