Aktualitet dhe Lajme

U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar!

Share

Gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi, i cili u vra në Dhërmi.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.

Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi, Geraldo Shehu, dyshohet se e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Më pas, i dyshuari si autor, Geraldo Shehu, i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin. Më pas Shehu e ka vrarë, ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button