Aktualitet dhe Lajme
U vra aksidentalisht brenda zyrës në firmën e inerteve në Kurbin, ky është ekonomisti Selman Mihana
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/02/selman-1.jpg)
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku ekonomisti i një firme inertesh Selman Mihana, mbeti i vrarë aksidentalisht.
Sipas informacioneve, shënjestra e atentatit ishte pronari i firmës Ardjan Gjeloshi, i cili mbeti i plagosur, ndërkohë ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Personi në foto, është 70-vjeçari të cilin e kapën plumbat, ndërsa ishte në zyrën e punës.