Aktualitet dhe Lajme
U paraqit në SPAK, mjeku Edvin Prifti akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/02/edvin-prifti-780x440.jpg)
Mjeku Edvin Prifti është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK ku mësohet se atij i janë komunikuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Raportohet se mjeku kardiokirurg është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Kardiokirurgu doli në përgjime në dosjen e ish-gjyqtares se Krujës Enkelejda Hoxha, teksa fliste me një nga punonjësit e gjykatës.
Gjatë kontrollit në zyrë dhe në banesë, mjekut ju gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.
SPAK po e heton nën dyshimet për pastrim parash, si dhe për përfshirje në tenderin e QSUT.
Edvin Prifti i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.