Aktualitet dhe Lajme
U kapën me drogë në banesë, policia italiane vë në pranga tre shqiptarë
Tre shtetas shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane në tre aksione të ndryshme antidrogë.
Në Mestre, me ndihmën e qenit antidrogë është arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit gjatë kontrollit në mjet, i’u zbulua një fund i dyfishtë, brenda së cilit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.
Në San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27-vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.
Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeccar shqiptar.
Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë, si dhe disa gram heroinë.