Aktualitet dhe Lajme

U kap me 112 doza kokainë gati për shitje, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

Share

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Novara.

Mediat italiane raportojnë se 22-vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, pasi është kapur me 112 doza kokainë me peshë totale 87.7 gramë.

22-vjeçari shqiptar me banim në Galliate, është arrestuar nga efektivët e Antidrogës në Itali, pas një kohe të gjatë nën mbikqyrje.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 22-vjeçari u kap pasi doli nga shtëpia dhe mbërriti me makinën e tij në një parking, ku filloi të shkarkonte kokainën nga makina e tij, duke e ngarkuar në një makinë tjetër.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button