Aktualitet dhe Lajme

U arrestua për korrupsion, lirohet avokati i Korçës Arben Lena

Share

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës, Arben Lena, i cili u arrestua për korrupsion.

Mësohet se ai do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.

Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë./




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button