Aktualitet dhe Lajme

Turma njerëzish vendosin lule dhe letra jashtë Kështjellës Windsor në mbështetje të Kate

Share

Fansat mbretërorë janë dyndur sot në Windsor për të treguar mbështetjen dhe dashurinë e tyre për Kate, duke lënë buqeta me lule dhe letra të shkruara me dorë.

Në një letër nga publiku thuhet: Lartësia juaj mbretërore, ju uroj nga thellësia e zemrës një shërim të sigurt dhe të qëndrueshëm nga ky trajtim dhe mendimet e mia janë me ju në çdo moment.

Në rrjetet sociale ka me mijëra postime për Kate, ndërkohë që gazetarët jashtë rezidencës së saj mbretërore po transmetojnë vazhdimisht zhvillimet e fundit. Përshtypje la fakti se edhe dyqanet përreth donin të shprehnin mbështetjen e tyre dhe varën në rrugë flamurin britanik.

Në një deklaratë televizive emocionuese dhe të përzemërt të publikuar mbrëmë, duke konfirmuar diagnozën e saj, Kate foli për dy muajt tepër të vështirë për të gjithë familjen mbretërore.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button