fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Turizmi malor, Rama: Do mbështesim ngritjen e bujtinave! Bankat do mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti

Share

Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon turizmin malor.  Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu  bërë publik.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot gjatë podcastit të tij, ku kishte të ftuar dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë, në Mat, në veri të Shqipërisë dhe tjetra në Nivicë, në malësinë e Labërisë.

Bëhet fjalë për mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti.

Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi’ tha Rama.

Një tjetër problem që do të marrë zgjidhje është dhe legalizimi i tokave ku nuk është bërë ndarja e 7501. “Do të lehtësojmë dhe këtë” tha Rama.

Fatmira pranoi se është e nevojshme mbështetja e shtetit.

“Urojmë këtë gjë, se Guri i bardhë’ ka turizëm natyror dhe ushqimor. Na mungon vëmendja”

Qeveria po synon dhe nxitjen e shqiptarëve të emigruar jashtë të kthehen për të rivitalizuar banesat e gjyshërve në zona të thella të Shqipërisë.

“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek truadhi i të parëve në male, vë bastin më të sigurtë. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurtë që do na përcillni në mes të Tiranës” tha Rama.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button