Aktualitet dhe Lajme

Turi i takimeve me diasporën, Rama mbledh sot shqiptarët në Milano

Share

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të takimeve me diasporën, do të vizitojë ditën e sotme Italinë. Rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, Rama do të zhvillojë sot takim me shqiptarët e Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar takimin e sotë, si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.”, shkruan Rama në postimin e tij.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button