Pacienti 40-vjeçar humbi jetën/ Nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

Share

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar, njofton Policia.

Sipas të dhënave të procedimit, ndaj dy mjekëve janë referuar veprat penale “Mjekimi i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

40-vjeçari, gjendja shëndetësore e të cilit ishte përkeqësuar, u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku më pas ndërroi jetë.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, mënyrën e trajtimit të pacientit dhe nëse gjatë dhënies së shërbimit mjekësor ka pasur neglizhencë apo mangësi që mund të kenë sjellë pasoja fatale.

Autoritetet po verifikojnë gjithashtu nëse ka përgjegjësi penale nga ana e dy mjekëve.


Start News

Reklama
Back to top button