Aktualitet dhe Lajme

Tronditet komisariati i Durrësit, nënkomisari vrau veten pasi iu komunikua shkarkimi nga detyra, reagon policia

Share

Një ngjarje e rëndë tronditi komisariatin e Durrësit pasditen e kësaj të enjteje.

Nënkomisari i policisë, Arben Pjeçi i dha fund jetës në ambientet e zyrës me armën e shërbimit.

Prej disa ditës raportohet se nënkomisari ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar nga detyra.

Ndërsa sot iu komunikua shkarkimi nga posti. Në informacionet paraprake viktima ka një karrierë 35-vjeçare në uniformat blu.

Sakaq, policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat”, thuhet në njoftim.

Policia e Durrësit njofton se menjëherë filluan ceprimet proceduriale dhe u vunë në ontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Rretho orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, Pjeçi  ishte dënuar  me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

“Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim.

Sakaq, për ngjarjen e rëndë është krijuar  një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, policia do të ketë një njoftim në përfundim të veprimeve hetimore paraprake./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button