Aktualitet dhe Lajme

Tragjike/ Ngjarja e rëndë në Shkodër, gjendet trupi i një prej fëmijëve të tjerë

Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur fyt ë tjerët.

Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën.

Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve.

Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them s na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra.

Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri”, tha Balla./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button