Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia e rëndë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i vajzës së dytë

Share

Një tragjedi e vërtetë ndodhi në Shkodër. Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura në lumin Buna duke u vetëmbytur.

Sot polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë, vajzës 8-vjeçare. Lajmin e dha mes lotësh ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai u shpreh se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të nënës 39-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar pasi dyshohet që të jenë në të njëjtën zonë

“Fatkeqësisht dyshimet tona po konfirmohen sepse sa është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet që edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe forcat e tjera, dhe peshkatarët e zonës që gjej rastin t’i falenderoj do të vazhdojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër”, tha ai.

Kujtojmë se të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit.

Në foto: Erdgys Arrazi, babai i 3 fëmijëve

Huazuar nga StartNews.

Back to top button