Aktualitet dhe Lajme
Tragjedi në Itali: Shqiptari 35-vjeçar humb jetën në aksident rrugor
Mediat italiane kanë raportuar se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme në Castagneto Carducci (Livorno).
Makina në të cilën udhëtonte shqiptari dhe një person tjetër u përplas me një pemë.
Për 35-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë.
Ndërsa i plagpsuri tjetër është dërguar me helikopter në spitalin Cisanello në Piza.