Aktualitet dhe Lajme

Tiranë/ Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari

Share

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 42 vjeçar, pasi dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur për prositutcion.

Uniformat blu, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Sakaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42-vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button