Aktualitet dhe Lajme

Tiranë/ I hapte profile false në rrjete sociale 23-vjeçares dhe e denigronte, arrestohet 45-vjeçari

Share

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2, policia e Tiranës, ka arrestuar një 45-vjeçar, me akuzën se për një periudhë të gjatë ka përndjekur përmes rrjeteve sociale, duke i hapur profile false një vajze.

Sipas uniformave blu, 45-vjeçari i kishte shkaktuar shqetësim vajzës dhe familjarëve të saj, por falë punës së policisë ai është vënë në pranga.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. G., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45- vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button