Aktualitet dhe Lajme

Tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq në Rinas

Share

Dy  shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara janë arrestuar.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shterasit M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button