Aktualitet dhe Lajme

“Të gjithë sytë në Rafah”/Fotoja virale në Instagram ripostohet mbi 23 milionë herë, shkak sulmet e fundit izraelite

Share

Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë. Këtë e dëshmon suksesi global i hashtagut vizual “All Eyes on Rafah”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 23.5 milionë ripostime në rrjetin social Instagram.

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është një hashtag i ri, por popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve, i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, ku edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “gabim tragjik”.

Si rezultat, numri i “story”-ve në Instagram nga përdoruesit janë rritur në maksimum gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button