Aktualitet dhe Lajme

Sulm i armatosur në Nigeri, 9 të vrarë

Share

Të paktën nëntë persona u vranë pas një sulmi të armatosur, në orët e para të së enjtes, në shtetin Katsina në Nigerinë veriore.

Abubakar Aliyu, një zëdhënës i drejtorisë së policisë së shtetit Katsina, u tha gazetarëve se sulmuesit ishin të armatosur me kallashnikov  dhe i vunë flakën pesë automjeteve gjatë sulmit në fshatin Kukar Babangida.

Forca të shumta policore janë vendosur në zonën e gjerë për të hetuar rastin dhe për të identifikuar autorët.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button