Aktualitet dhe Lajme
Sondazhi/Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama
Ka një rritje të vlerësimit pozitiv për punën e qeverisë, krahasuar me muajin prill. Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja.
Kështu 25.5% të qytetarëve të pyetur thonë se kanë mendim pozitiv, krahasuar me 24.8% që ishin muajin e kaluar. Në total 40.5% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për qeverisjen.
Sa i takon të pakënaqurve, shifrat janë në zbritje. Kështu 29.5% mendojnë negativisht, krahasuar me 30.3% që ishin muajin e kaluar. Në total 60.3% e vlerësojnë negativisht punën e qeverisë.
Huazuar nga Javanews.al