Aktualitet dhe Lajme

Sondazhi/ Bie vlerësimi për punën e qeverisë në muajt e fundit

Share

Të pyetur nga Barometri për vlerësimin që kanë për punën e qeverisë aktualisht, shumica e qytetarëve janë shprehur negativisht. Pyetjes si e vlerësoni në një shkallë nga (1 – 10) punën e qeverisë, vlerësimi negativ është (39.7%) e qytetarëve, vlerësimi pozitiv (34.3 %) dhe neutralë (25.4 %) e tyre.

Ndryshe nga 6 muaj më parë, vlerësimi pozitiv ka rënë me (8.6%), vlerësimi negativ është rritur me (3.5%) dhe vlerësimi neutral është rritur me (5.3 %). Votuesit socialistë ndryshe nga pjesa tjetër e qytetarëve kanë një vlerësim pozitiv në (68,3%) për punën e qeverisë, (9.4%) vlerësim negativ dhe (22.2%) vlerësim neutral.


Qytetarët janë pyetur në një shkallë nga (1-10) të vlerësojnë punën e opozitës aktualisht. Nga gjetjet e Barometrit rezulton se (69.1 %) e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës, (8.9 %) vlerësim pozitiv dhe (21.3 %) vlerësim neutral.

Krahasuar me 6 muaj më parë, vlerësimi për punën e opozitës nuk ka ndryshuar, por ruan të njëjtat shifra.


Në Dhjetor të 2023 (68.1%) kishin mendim negativ për punën e opozitës, (21.4%) mendim neutral dhe (8.4%) vlerësim pozitiv.

Ndërkohë edhe pjesa më e madhe e votuesve të opozitës kanë vlerësim negativ për punën e opozitës sot në masën (41,8%), (36.7%) vlerësim neutral dhe vetëm (21.4 %) vlerësim pozitiv.


Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo muaj, lidhur me perceptimin e qytetarëve për situatën e përgjithshme në vend, ekonominë dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen, rezulton se: Të gjithë treguesit e vlerësimit negativ ekonomik kanë rritje në 6 muajt e fundit.

Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2%) në Dhjetor 2023 –në (43.8%) në Mars të 2024 dhe (47.6%) në Maj të 2024.

Një rritje të vlerësimit negativ ka edhe në lidhje me gjendjen ekonomike të familjeve të të pyeturve edhe pse në vlera më të ulta, Dhjetor 2023- (27%), Mars 2024 –(28,9%), Maj 2024 – (29.4%).

Të pyetur për të ardhmen, ka një rënie të optimizimit për ekonominë e vendit që vërtetohet nga përgjigjet e qytetarëve krahasuar në kohë.

Në Dhjetor 2023 – (45.2%) e qytetarëve mendonin se situata ekonomike e vendit do të përmirësohet, në Mars të 2024 kjo shifër ishte (41.1 %) dhe në matjet e fundit në Maj 2024 është (36.8 %) e qytetarëve.

E njëjta prirje shihet edhe në pritshmëritë lidhur me gjendjen ekonomike të familjes, në Dhjetor 2023- (42.4 %) e qytetarëve deklaronin se do të përmirësohet, në Mars të 2024 – (39.7%) e tyre konstatonin të njëjtën pritshmëri, sot në matjet e fundit këtë pritshmëri e kanë vetëm (36.5 %) e qytetarëve.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button