Aktualitet dhe Lajme

“Skuadra e ëndrrave”/ Gratë marrin ‘timonin’ e Europës?

Share

Duke qenë se tani kemi hyrë në periudhën zgjedhore, ka shumë emra favorit për postet kryesore në Europë. Një skenar (jo i pamundur) është që katër “pozicionet kyçe” të fitohen nga gratë.

“Do të jetë një ekip ëndrrash,” tha një diplomate që foli në kushte anonimati. “Diçka e tillë do të dërgojë një mesazh shumë të fortë”.

Sipas thashethemeve nga korridoret e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen mund të mbetet presidente e Komisionit Europian. Pas një mandati pa surpriza, Roberta Metzola me gjasë do të qëndrojë në kryesinë e Parlamentit.

Në paraqitjet e reja, kryeministrja daneze Mette Fredriksen mund të jetë në krye të presidencës së Këshillit Europian dhe Kaja Kalas, homologja e saj estoneze mund të jetë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së  për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

Sigurisht, asnjë vendim nuk mund të merret i mirëqenë, sepse shpesh ka surpriza. Edhe emërimi i Von der Leyen u cilësua fillimisht i paparashikueshëm në vitin 2019.

Por edhe shumë kandidatë meshkuj kanë shanse të mira për t’u zgjedhur në një nga këto poste. Megjithatë, kombinimi i këtyre katër grave, nëse në fund liderët europianë, kryesisht burra, vendosin ta mbështesin atë ka shumë virtyte politike.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button