Aktualitet dhe Lajme

Rrugët e Sllovakisë “ziejnë” nga protestat masive

Share

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e organizuara në Sllovaki kundër planeve të qeverisë së populistit Robert Fico për të ndryshuar kodin penal të shtetit. Koalicioni qeveritar i Ficos dëshiron të heqë zyrën e prokurorëve specialë, e cila merret me krimin e organizuar dhe ekstremizmin. Këto raste do të shqyrtoheshin nga prokurorët rajonalë, të cilët nuk janë marrë me këto krime në 20 vjetët e fundit.

Ndryshimet e tjera përfshijnë reduktimin e ndëshkimit për rastet e korrupsionit dhe krimeve të tjera. Gjithashtu është propozuar edhe suspendimi i dënimeve. Koalicioni dëshiron të përdorë procedurën e shpejtë parlamentare për të miratuar ndryshimet në kodin penal. Protesta pati në 24 qytetet e mëdha sllovake.

Protestuesit vazhdimisht kanë brohoritur “mafia, mafia”. Partia më e fuqishme opozitare Sllovakia Progresive i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë “propozimin e çmendur”.

Protestat janë organizuar vetëm një ditë pasi Parlamenti Evropian vuri në dyshim aftësinë e Sllovakisë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur buxhetin e BE-së nëse miratohen ndryshimet.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button