Aktualitet dhe Lajme
Shtyhet seanca në GJKKO për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, arsyeja
Është shtyrë seanca në GJKKO, për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Shkak është bërë mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.
Në këtë seancë gjyqësore, pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit.
Këta të dy u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici, shfaqej duke veprime të turpshme me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.