fbpx
Aktualitet dhe Lajme

“Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë”, Balla bën analizën vjetore: Na vizituan mbi 10 milionë turistë

Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një konferencë të mbajtur ditën e sotme bëri një analizë vjetore të MB-së, ku u ndal të sektori u turizmit.

Balla u shpreh se gjatë vitit 2023, 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, ndërsa shtoi se Ministria e Brendshme po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Balla: Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por çertifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Siguria publike gjatë vitit 2023, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurt turistik, me ZERO ngjarje kriminale të qëllimshme, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button