Aktualitet dhe Lajme

“Shqipëria është kthyer në një vend të vizituar”, Zak Topuzi: Ja pse kemi një rritje eksponenciale të numrit të turistëve

Share

I pranishëm në emisionin ‘Sintezë’ në News24 Zak Topuzi, kreu i sektorit të hotelerisë, tha se rritja e numrit të turistëve nuk është çështje e Shqipërisë, por është një trend i paralajmëruar prej vitesh, që do të ndodhte në Europë.

Topuzi tha se është një trend në rritje dhe Shqipëria është kthyer në një vend të vizituar falë edhe reklamës që ka bërë Qeveria, por edhe vetë Kryeministri.

“Në rast se ti amplifikohesh nga një media e huaj, apo identifikohesh nga një vizitë e një Kryeministri, sigurisht që do të ketë ardhje turistësh.

Është një industri mjaft e rëndësishme, që mendoj se po e nxjerr nga kriza”, tha Topuzi.

Sipas tij, nëse vazhdohet me teorinë se turistët do të vijnë vetë, numri do të rritet vetë, pa standardizuar vendin, nuk do të kemi sukses.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button