Aktualitet dhe Lajme
Shpërthen në flakë pusi i naftës në Fier, vendi mbulohet nga ‘re të zeza’ tymi
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/1710432428_fier.jpg)
Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.
Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus, është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.