Aktualitet dhe Lajme

Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, vihen në pranga dy të rinj në Tiranë

Share

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e shitjes së lëndës narkotike.

Gjatë aksionit të zhvilluar në kryeqytet, janë sekuestruar doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

“Evidentohet dhe goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle, në Rrugën Bardhyl.

Sekuestrohen doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26-vjeç dhe A. B., 26-vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button