Aktualitet dhe Lajme

Shoqërohet në polici Safet Bajri, qarkullonte me “Benzi-n” e tij të blinduar i papajisur me autorizim

Share

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Safet Bajrin pasi u kap duke lëvizuar me një automjet tip “Mercedez Benz” të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se Safet Bajri banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Ndaj tij është vendosur masë administrative si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Policia

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button